Sport

​Sot rikthehet Liga e Kampionëve, dhe atë me super duelin Liverpool – PSG

Sot fillon sezoni i ri 2019/2019 i garës më prestigjioze në Evropë, Liga e Kampionëve. Që në ditën e parë të kësaj gare, kemi një super duel mes Liverpoolit, të cilët ishin finalist sezonin e kaluar, dhe Paris Saint-Germainit.
Ndeshja mes këtyre dy klubeve do të zhvillohet në Anfield dhe për dallim nga sezonet e kaluara, ajo do të fillojë në orën 21:00. Mes shumë ndryshimeve që UEFA ka bërë në formatin e Ligës së Kampionëve është edhe ndryshimi për kohën kur do të fillojnë ndeshjet. Këtë sezon, një pjesë e ndeshjeve do të zhvillohen nga ora 18:55, ndërsa pjesa tjetër prej orës 21:00, transmeton Gazeta Express.

Në orën 18:55, fillon ndeshja mes Barcelonës dhe PSV në Camp Nou. Katalonasit e kanë fituar për herë të fundit Ligën e Kampionëve në vitin 2015, dhe do të tentojnë ta përsërisin këtë sukses përsëri. Sezonin e kaluar, ata u mposhtën nga Roma në çerekfinale.

Sot bën rikthimin në Ligën e Kampionëve edhe Interi pas gjashtë viteve jashtë kësaj gare. Ata sot do të ndeshen me Tottenhamit në San Siro prej orës 18:55. Interi e kanë fituar tri herë këtë garë, për herë të fundit në vitin 2010. Ndërsa, Tottenhami do të tentojë ta bëjë këtë për herë të parë.

Këto ndeshje do të zhvillohen sot:

Grupi A

21:00 Club Brugge – Borussia Dortmund

21:00 Monaco – Atletico Madrid

Grupi B

18:55 Barcelona – PSV

18:55 Inter – Tottenham

Grupi C

21:00 Red Star Belgrade – Napoli

21:00 Liverpool – PSG

Grupi D

21:00 Schalke – Porto

21:00 Galatasaray – Lokomotiv Moscow

the authorE B