Kur skuadrat e Anglisë dhe Zvicrës dolën në fushë, gjatë pjesës kur këndohen himnet e dy Kombëtareve, Xherdan Shaqirit, i cili është mjaft i shkurtër me trup, iu vendosën dy djelmoshat më të gjatë para tij.
Tifozët e vërejtën këtë gjë dhe e shpërndanë nëpër rrjete sociale, pasi që e cilësuan këtë ngjarje si diçka shumë qesharake.
Por gjatë ndeshjes, Shaqiri e pati mundësinë ta kalojë Zvicrën në epërsi vetëm shtatë minuta më vonë. Por, ai u tregua i pasuksesshëm dhe në fund Zvicra e humbi ndeshjen me rezultat 1-0, pas golit që shënoi rivali i Shaqirit në Manchester United, Marcus Rashford.
Anglisë i nevojitej më shumë kjo fitore, përkundër faktit që ishte vetëm ndeshje miqësore, pasi që kishin pësuar disfatë në tri ndeshjet paraprake. Ndërsa, Zvicra e kishte fituar me rezultat 6-0 ndeshjen kundër Islandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve. /Gazeta Express/
Poor Shaqiri, put next to the tall mascot #ENGSUI pic.twitter.com/WJafafPJ9O
— Marc Brown (@QuestionMarc85) September 11, 2018