Javier Tebas ka thënë se do të shqetësohej më shumë për largimin e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit se sa Neymarit.
Sulmuesi brazilian, Neymar mund të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona, për të kaluar në Francë të skuadra e PSG.
Kjo nuk e shqetëson shumë presidentin e La Ligas, Javier Tebas, i cili tha se Barcelona dhe La Liga janë më të mëdha se braziliani.
Ai tha se do të shqetësohej vetëm nëse do të largohesh Cristiano Ronaldo apo Leo Messi.
“La Liga dhe Barcelona janë më të mëdha se sa Neymar. Do të isha më shumë i shqetësuar nëse do të largoheshin Ronaldo ose Messi”, tha Tebas për Marca. /Express/