Sport

​Perisic ndërron mendje, zhgënjen Unitedin

Ivan Perisic mund të vazhdojë kontratën e tij me Interin.

Anësori kroat, Ivan Perisic mund të vazhdojë kontratën e tij me Interin, nëse Manchester United nuk paguan 55 milionë euro për shërbimet e tij.

Perisic gjatë tërë verës është duke u kërkuar nga Jose Mourinho, por marrëveshja nuk është arritur në mes të dy skuadrave.

Inter e ka bërë të qartë se për Perisicin kërkon 55 milionë euro, ose në të kundërtën nuk do ta shes.

Sipas Mediaset Premium, në rast se dështon marrëveshja në mes të dy palëve, Perisic do ta vazhdojë kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2020. /Express/

the authorE B