Portieri i CSKA Moskës, Igor Akinfeev për herë të parë pas 11 vjetësh nuk ka pësuar gol në një ndeshje në garat evropiane
Rusi, Igor Akinfeev ka qenë më i lumturi dje në fitoren 2:0 ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, pasi nuk ka pësuar asnjë gol.
Kjo ishte hera e parë në 11 vitet e fundit që Akinfeev nuk pëson një gol, apo pas 43 ndeshjeve radhazi që kishte pësuar.
Ekipi i fundit që kishte dështuar t’i shënojë atij ishte skuadra angleze Arsenal, ndeshje e cila ishte zhvilluar me 1 nëntor të vitit 2006 dhe kishte përfunduar baras 0:0. /Express/





















