Rosemary Smith është bërë personi më i vjetër që drejton një makinë të Formula 1.
79-vjeçarja irlandeze ka shkatërruar steriotipet gjinore në botën e garave me makinë për dekada të tëra.
Smith fillimisht ka punuar si rrobaqepëse, por në vitin 1960 i dha një tjetër drejtim jetës së saj. Ishte një kliente që e bëri të merrte këtë vendim kur e ftoi që të bënin një shëtitje me makinë.
Ajo ka fituar çmimin e parë në vitin 1964 në Sunbeam Rapier, Circuit.
Tashmë Smith i ka habitur të gjithë më aftësitë e saj për ti dhënë një makine të Formula 1. 79-vjeçarja u ftua nga Renault në pistën “Paul Ricard” në Francë ku u trajnua nga piloti Joylon Palmer.
Edhe pse me përvojë në gara, ajo u frikësua nga Renault, sepse makinat moderne në Formula 1 janë ndryshe, por në fund e drejtoi atë. /Express/