Sport

​Napoli refuzon 30 milionë euro të dy gjigantëve evropian për Hysajn (Foto)

Napoli nuk dëshiron ta shes mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

Inter dhe Bayern Munich kanë qenë të interesuara për mbrojtësin e Napolit dhe Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Ofertën e parë prej 30 milionë eurosh e kishte bërë Inter, me trajnerin Luciano Spalletti si jë fans të madh të shqiptarit.

Pastaj lojtarin e ka kërkuar edhe Bayern Munich. Hysaj nga trajneri Ancelotti shihej si zëvendësues i Philipp Lahm.

Por, të dy këto oferta i ka refuzuar presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili nuk dëshiron ta shes lojtarin për asnjë çmim. /Express/

the authorE B