Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia ende nuk janë regjistruar dhe nuk mund të luajnë për Milanin
Milan sot ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjet kualifikuese të Europa League, ku pjesë e saj nuk janë Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia.
Arsye për këtë është se Milan ende nuk ka paguar Juventusin dhe Lazion, por Marco Fassone insiston se kjo do të kryhet me 11 gusht.
“Milan dëshiron t’i sigurojë të gjithë tifozët rreth transferimeve dhe ta bëjë të qartë se me 11 gusht do të paguhen parat për Bonuccin dhe Biglian”, tha Fassone gjatë hedhjes së shortit për sezonin e ri të Serie A.
Për Bonuccin skuadra e Milanit do të paguajë 42 milionë euro, ndërsa për Biglian do t’i paguajë Lazios 17 milionë euro. /Express/