Sport

​Messi zbulon se me cilin lojtar të Barcelonës ka lidhje më të veçantë

Pas largimit të Andres Iniestas dhe Xavit nga Barcelona, ylli i klubit katalonas, Lionel Messi, ka bërë të ditur se nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, ai ka lidhje më të veçantë me Jordi Alban.

Ky është sezoni i parë që Messi do ta luajë në Barcelonë pa dyshen spanjolle në mesfushë, Xavin dhe Iniestan. Iniesta u transferua në klubin japonez, Vissel Kobe, këtë verë, ndërsa Xavi shkoi në Katar në vitin 2015.

Dhe tani që dy legjendat e Barcelonës janë larguar, Messi ka bërë të ditur se nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, ai ka një lidhje më të veçantë me Jordi Alban.

“Andres dhe Xavi janë unik. Ata e bënë ndeshjen më emocionuese dhe na dhuronin më shumë posedim të topit gjatë ndeshjeve. Por, tani, Jordi Alba më njeh mua në mënyrë të përsosur”, ka thënë Messi.

“Ai e di kur unë do t’ia gjuaj topin pa e shikuar fare. Kam një lidhje më të veçantë me të”.

Alba kishte qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, mirëpo ai arriti të zinte vend në skuadrën e parë vetëm pasi e dëshmoi veten në Valencia. Ai luajti për një kohë për Valencian, por pastaj u kthye përsëri në Barcelonë në vitin 2012.

Megjithatë, Messi e lavdëroi edhe sulmuesin uruguaian të Barcelonës, Luis Suarezin, i cili është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që nga transferimi i tij në vitin 2014.

“Suarezi na sjellë shumë gjëra mua dhe pjesës tjetër të skuadrës. Ai e drejton skuadrën që të bëjmë më shumë presion dhe na jep më shumë fuqi”, është shprehur Messi. /Gazeta Express/

the authorE B