Ernesto Valverde ka lavdëruar yllin e skuadrës Leo Messi.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shumë i kënaqur me lojtarët që ka, sidomos me Leo Messin.
Spanjolli tha se Messi është i jashtëzakonshëm dhe do të udhëheq skuadrën drejtë të gjithë titujve.
“E pres më të mirën nga Messi dhe nga të gjithë lojtarët tjerë, por, ai është i jashtëzakonshëm dhe ne jemi duke synuar të gjithë titujt”, tha Valverde pas fitores 3:2 ndaj Real Madridit.
Messi mbrëmë ndaj Real Madridit pati paraqitje shumë të mirë, ku edhe shënoi golin e parë në minutën e tretë. /Express/