Stefano Sturaro dëshiron që gjatë kësaj vere të largohet nga Juventus, për të kaluar te një skuadër ku mund të luajë më shumë.
Mesfushori italian, Stefano Sturaro dëshiron të luajë më shumë, por në Juventus gjasat janë shumë të vogla, për shkak të skemës që po përdor Massimiliano Allegri.
Në mesfushë ku luan Sturaro vendet janë të zëna, pasi trajneri ka besim të plotë në Pjanic dhe Khedira, ndërsa zëvendësues i tyre i parë është Marchisio.
Kështu për shërbimet e lojtarit ka shprehur interesim skuadra angleze Crystal Palace, e cila është gati të paguaj edhe 10 milionë euro për të.
Përveç skuadrës angleze, Sturaro po kërkohet edhe nga Lazio, që këtë sezon do të luajë në garat evropiane. /Express/