Mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu do të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.
E ardhmja e Jeremy Mathieu është larg Barcelonës, pasi lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.
Lojtarit tashmë i është bërë e qartë nga zyrtarët e klubit dhe ofertat kanë filluar të vijnë për të.
Skuadra më e interesuar për shërbimet e francezit është skuadra gjermane Bayer Leverkusen, e cila e kishte kërkuar edhe verën e kaluar.
Mathieu konsiderohet si një nga fajtorët kryesor për dështimin e Barcelonës, sidomos për dy takimet vendimtare të sezonit ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe Malagas në La Liga. /Express/





















