Oliver Giroufd nuk është i kënaqur në Arsenal dhe do të bisedojë me Arsene Wenger rreth të ardhmes së tij.
Sulmuesi francez, Oliver Giroud ka luajtur shumë pak sezonin që lamë pas dhe nuk dëshiron që kjo të përsëritet sërish.
Ai ka thënë se do të bisedojë me trajnerin Arsene Wenger, për të mësuar vendin e tij në skuadër.
“Do të flas me trajnerin për të ardhmen tim”, tha Giroud për The Times.
“Kam luajtur shumë pak dhe ka gjëra që nuk jam i kënaqur dhe nuk dua edhe një sezon tjetër të tillë”.
Giroud ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2020, ndërsa për të interesohet skuadra franceze Marseille. /Express/