Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të mbetet në Evropë edhe sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është pa skuadër, për shkak të skadimit të kontratës që kishte me Manchester Unitedin.
Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar i ka shkaktuar shumë probleme Ibrahimovicit, të cilit nuk iu vazhdu kontrata.
Mendohej se lojtari do të kalonte në MLS te skuadra e Los Angelos Galaxy, por kjo është mohuar nga presidenti i kësaj skuadre, Chris Klein
“Ne tentuam të nënshkruajmë me të, por ai për momentin dëshiron të qëndrojë në Evropë”, tha Klein.
Mediat në Angli shkruajnë se pasi Ibra të shërohet plotësisht, atij mund t’i ofrohet një kontratë nga Unitedi deri në fund të sezonit. /Express/