Keita Balde dëshiron të largohet gjatë kësaj vere nga Lazio për të kaluar në Juventus
Katër skuadrat e mëdha italiane, Inter, Milan, Napoli dhe Juventus janë duke u interesuar për anësorin e Lazios, Keita Balde.
Lojtari ka kontratë deri në vitin 2018 dhe Lazio dëshiron ta shes, në mënyrë që sezonin e ardhshëm mos të largohet si lojtar i lirë.
Sipas Il Messaggero, Keita dëshiron vetëm kalimin në Juventus, ku beson se ka mundësi më të madhe për të fituar tituj.
Por, problem mbetet vetëm oferta e Juventusit prej 20 milionë eurove, 5 më pak se sa ajo e Milanit, Interit dhe Napolit. /Express/