Juventus vazhdon të kërkojë mesfushorin e PSG-së Adrien Rabiot.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka kërkuar transferimin e një mesfushori para fillimit të sezonit të ri.
Dëshira kryesore e tij është mesfushori francez i PSG-së, Adrien Rabiot, shkruan Tuttosport.
Megjithatë, besohet se PSG nuk dëshiron shitjen e Rabiotit, i cili llogaritet si mesfushori i së ardhmes. /Express/