Sport

​Jovetic befason me skuadrën e re

Stevan Jovetic gjatë kësaj vere do të largohet nga skuadra e Interit
Sulmuesi i Malit të Zi, Stevan Jovetic nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti, pavarësisht paraqitjeve të mira në fazën përgatitore.

Duke parë situatën e tij, shumë skuadra janë të interesuara për Jovetic.

Sipas L’Equipe, në garë për sulmuesin e Interit ka hyrë edhe skuadra franceze, Marseille.

Për shërbimet e lojtarit do të ofrohen 15 milionë euro, dy më shumë se sa Inter i kishte kërkuar Sevillas.

Përveç Jovetic, Marseille po interesohet për sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca dhe atë të Arsenalit, Oliver Giroud. /Express/

the authorE B