Pavarësisht zërave të shumtë për largimin e James Rodriguez, megjithatë, kolumbiani do të mbetet në ‘Bernabeu’, raportojnë mediat spanjolle, përcjell KosovaPress.
Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane dëshiron që James të jetë pjesë e skuadrës së tij edhe në sezonin e ardhshëm.
Ylli kolumbian kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Chelsean e Manchester Unitedin, por sipas tekniku francez, James do të mbetet në Real Madrid të paktën edhe sezonin e ardhshëm. /KosovaPress/