Inter ka kthyer edhe një herë vëmendjen nga sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick
Skuadra italiane, Inter është gati të ofrojë 30.5 milionë euro për sulmuesin Patrik Schick, por vetëm nëse i ka kaluar problemet me zemër.
Lojtari ishte shumë pranë kalimit në Juventus gjatë kësaj vere, por dështoi në testet mjekësore, duke u anuluar kështu marrëveshja me Sampdorian.
Sipas Corriere dello Sport, Inter tashmë ka bërë ofertë prej 30 milionë eurove, të cilën do ta paguajë me tre rata.
Lojtari do të nënshkruante kontratë pesë vjeçare dhe do të përfitonte nga 2 milionë euro në sezon. /Express/