Sport

​Hendboll, Jupa për herë të katërt më i mirë në Kosovë, Elma Kameri për herë të parë

Hendbollisti i Besa FamGas, Kastriot Jupa për herë të katërt është shpallur më i mirë i vitit në Kosovë, ndërsa Elma Kameri e Istogut në kategorinë e femrave
Epitetin e më të mirit për vitin 2017, Jupa e mori të mërkurën në ceremoninë e organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ngjitjen në skenë për ta marrë shpërblimin si më e mira e vitit e shijoi edhe hendbollistja e Istogut, Elma Kameri. Kameri që luan në pozitën e bekut të majtë, epitetin e më të mirës e fitoi për herë të parë.

Jupa me Besën ka vite që dominojnë në hendbollin kosovar. Me Besën doli kampion dhe arriti ta fitojë Kupën e Kosovës më 2017. Edhe këtë edicion Jupa është më i dalluari te Besa. /Express/

the authorE B