Sport

​Guardiola paralajmëron futbollistët e tij: Të gjithë jeni në test

Manchester City's Spanish manager Pep Guardiola looks on before the English Premier League football match between Manchester City and Liverpool at the Etihad Stadium in Manchester, north west England, on March 19, 2017. / AFP PHOTO / Paul ELLIS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

Pep Guardiola pritet të bëjë një spastrim te skuadra e Manchester Cityt në përfundim të stinorit.

Trajneri spanjoll nuk është i kënaqur me një numër të konsiderueshëm të futbollistëve në skuadër dhe i ka paralajmëruar ata se ndeshjet e fundit të stinorit do të jenë një test për të parë nëse këta futbollistë do të kenë të ardhme te Manchester City.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe forma e dobët në Premier Ligë ka bërë që Guardiola të shprehë pakënaqësinë ndaj lojtarëve të tij, transmeton KosovaPress.

“Do të bisedojmë me Txiki Begiristain dhe bordin e klubit në përfundim të stinorit. E ardhmja e futbollistëve varet nga vetja e tyre dhe performancat që ata do të shfaqin deri në fund të stinorit”, ka thënë Pep.

“Ka shumë gjëra në të cilat ne mund të përmirësohemi, na duhet që të kontrollojmë ndeshjen më mirë. Unë kërkoj që gjithmonë të përmirësojmë diçka.

Çdo skuadër kërkon të përmirësohet dhe ndryshimet janë të nevojshme. Lojtarët do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre me shfaqjet që do të japin në fushë”, ka bërë me dije Guardiola.

the authorE B