Sport

​Gjiganti i Premierligës ofron 175 milionë euro për Dybalan

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është në formë të jashtëzakonshme në fillim të këtij sezoni

Paulo Dybala në gjashtë ndeshjet e para të Serie A ka shënuar 10 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë.

Këto paraqitje të mira të Dybalas nuk kanë shpëtuar pa u vërejtur edhe nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Portugezi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të tentojnë transferimin e tij në vitin 2018.

Për shërbimet e tij Unitedi është gati të paguajë 175 milionë euro, duke e bërë lojtarin e tretë më të shtrenjtë në histori të futbollit pas Neymar dhe Mbappe.

Përveç Unitedit, për Dybalan interesohen edhe dy gjigantët Real Madrid dhe Barcelona. /Express/

the authorE B