Sport

​FIFA ka një lajm të keq për Kosovën (Foto)

FIFA ka publikuar renditjen e re të shteteve, ku Kombëtarja e Kosovës ka rënë për tre pozita
Vazhdon rënia e Kombëtares së Kosovës në renditjen e FIFA-s, pas paraqitjeve jo të mira në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Kosova tashmë nga pozita e 177 ka rënë për tre pozita, duke kaluar në vendin e 180 me 90 pikë.

Në anën tjetër Shqipëria vazhdon të jetë në pozitën e njëjtë, duke u renditur në vendin e 63 më 583 pikë.

Ndërsa, Kombëtarja e Brazilit është kthyer në vendin e parë në renditje, duke lënë në vendin e dytë Gjermaninë.

Top pesëshen e mbyllin Zvicra e shqiptarëve, Argjentina dhe Polonia. /Express/

the authorE B