Theo Hernandez nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Atletico Madrid në përfundim të këtij sezoni.
Ish-mbrojtësi i Alaves që luan tek madrilenët në formë huazimi, kërkohet nga klubet e mëdha evropiane.
Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid janë të interesuara për Hernandezin, raporton KosovaPress.
“Është e vërtetë se ka ekipe që më dëshirojnë mua, por mendoj se gjeja më e mirë është për të qëndruar këtu”, tha ai.
“A mundet një lojtar i Atleticos t’i thotë Po Real Madridit? Unë nuk e di. Nëse gjëja më e mirë është për të shkuar atje, atëherë ai do të shkojë. Kjo varet nga vendimi i secilit”, ka theksuar Hernandez. /KosovaPress/