Philippe Coutinho nuk do të luajë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës ndaj Watfordit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar mungesën e Philippe Coutinhos në ndeshjen e nesërme ndaj Watfordit.
Gjermani tha se Coutinho ka problem me shpinë dhe nuk është gati për të luajtur.
“Coutinho nuk do të luajë nesër ndaj Watfordit, për shkak të problemeve me shpinë”, tha Klopp gjatë konferencës për media.
Por, nga shumë media, arsyeja e vërtetë besohet të jetë transferimi i tij në Barcelonë, pasi sot edhe zyrtarisht ka kërkuar që të largohet, ani se Liverpool e ka bërë të qartë se për asnjë çmim nuk do ta shes. /Express/