Paulo Dybala insiston se Juventus duhet të përmirësojë mënyrën se si luan futboll.
Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala nuk është i lutur me mënyrën se si Juventus luan futboll dhe kërkon që skuadra të luajë më shumë me topin.
Ai e pranon se ata janë të mirë në mbrojtje, por thotë se topin duhet ta përdorin pak më shumë.
“Ne duhet të tentojmë të përmirësojmë futbollin tonë. Ne jemi të mirë në mbrojtje, por duhet të tentojmë të luajmë me topin më shumë”, tha Dybala pas ndeshjes me Barcelonën, e cila përfundoi baras 0:0. /Express/