Jose Mourinho nuk është pritur mirë në Stamford Bridge.Dikur njeriu më i dashur nga tifozëria e Chelseat, sot Jose Mourinho është shndërruar në një armik për Blutë e Londrës.
Arsyeja pse ai nuk pëlqehet më nga tifozët e Chelseat është se ka zgjedhur të drejtojë një rival si Manchester United, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme ku këto ekipe u përballë në Kupën FA, nuk kanë munguar fyerjet në adresë të portugezit.
Por si gjithmonë Mourinho ka pasur një përgjigje edhe për këto fyerje duke ua bërë me dije tifozëve që është pikërisht ai trajneri me të cilin skuadra londineze ka fituar më shumë trofe në Premier Ligë.
“Përderisa të vijë një trajner që ua fiton katër tituj të Premier Ligës, unë do të mbetet numri 1 në këtë klub”, u është drejtuar Mourinho tifozëve, pas ndeshjes.