Sport

​Conte lavdëron Moratan

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata e ka nisur në mënyrë perfektë aventurën e tij në Chelsea

Alvaro Morata shënoi het trik në fitoren e djeshme të Chelseat ndaj Stoke Cityt, duke shkuar në kuotën e gjashtë golave në gjashtë javët e para të Premirligës.

Kjo paraqitje e spanjollit nuk ka shpëtuar pa u vërejtur edhe nga trajneri Antonio Conte, i cili është shumë i lumtur me paraqitjen e Moratas.

“Mendoj se Morata luajti shumë mirë, ku shënoi golat e tij, çka është shumë e rëndësishme për një sulmues”, tha fillimisht Conte.

“Jam i kënaqur po ashtu edhe me paraqitjen e skuadrës, sepse kjo do të thotë se ata janë duke krijuar raste për sulmuesit tanë. Nuk është e letë të fitosh kundër Stoke”.

Morata me 6 gola kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të këtij sezoni në Premierligë së bashku me Kun Agueron dhe Romelu Lukakun. /Express/

the authorE B