Sport

​Chiellini tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja

Qendërmbrojtësi italian, Giorgio Chiellini mund të ndjekë pas Gianluigi Buffon dhe mund t’i thotë lamtumirën Kombëtares italiane.

Chiellini gjatë një intervistë për Corriere Della Sera, ka folur për eliminimin e Italisë dhe mundësisë së pensionimit nga Kombëtarja foli edhe për eliminimin e Italisë nga Botërori i Rusisë.

“Ende nuk po e kuptojmë atë çfarë ndodhi, ndoshta do ta kuptojmë në qershor”, tha Chiellini.

“Duhet që kjo situatë të kthehet në një pikënisje të rilindjes. Duhen reforma e sidomos unitet. Mendova të largohesha nga Kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, përshëndeta të gjithë shokët e mi të skuadrës në “San Siro”, por për të ardhmen time duhet të bëj vlerësimet me më pak emocione e me gjakftohtësi”, tha Chiellini. /Express/

the authorE B