Marcel Desailly ka thënë se Chelsea duhet ta transferojë Pierre-Emerick Aubameyang para Alvaro Moratas.
Legjenda e Chelseat, Marcel Desailly shpreson se ish skuadra e tij do të transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Ai nuk beson se sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata i përshtatet lojës së trajnerit Antonio Conte.
“A mundet Morata ta mbaj topin, a mundet ai të ketë shpejtësinë që kërkon Conte? Për mua Aubameyang do të ishte lojtari më i mirë në sistemin e Contes”, tha Desailly gjatë një turneu me legjendat të shteteve.
Për sulmuesin e Dortmundit Chelseat tashmë ka ofruar 75 milionë euro, por nuk ka marrë ende përgjigje nga skuadra gjermane. /Express/