“Messi është Pavarotti i futbollit, përveçse është një futbollist që bën ato që s’mendohen”.
Kështu është shprehur trajneri italian Fabio Capello për mikrofonin e “Radio anch’io sport”. “Kështu janë futbollistët e jashtëzakonshëm…të cilët të lënë me goje hapur.
Nuk është Messi që shohim fillimisht, por kualiteti dhe klasi i tij të bëjnë që të argëtohesh, shpresojmë jo shumë ndaj Juventusit”.
Për sfidën e Champions ndaj katalanasve, tekniku sheh një 50% të mundësisë për atë çfarë mund të bëjë formacioni i Allegri.
Capellos nuk i ka pëlqyer Juve që ka parë dje ndaj Napolit. “Juve gjuajti vetëm një herë në porte dhe shënoi. Nuk më pëlqeu…Ne vështirësi për zotërimin e topit”.