Erolld Belegu ka kërkuar përkrahje nga tifozët, për ndeshjen kthyese ndaj Maqedonisë në para kualifikimet për Botërorin Kina 2019
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu beson se përballja ndaj Maqedonisë në Shkup mund të jetë vendimtare për kualifikimin e Kosovës.
Për ta arritur këtë, ai ka ftuar të gjithë tifozët që të udhëtojnë drejt Shkupit për ta përkrahur Kosovën. /Express/
“Kosova ka nevoje për përkrahje maksimale në Shkup në ndeshjen kthyese me Maqedoninë! Ftoj të gjithë ata që kanë mundësi e dëshire me ardh të shtunën, më 12 Gusht në sallën Boris Trajkovski në Shkup për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e cila mund të vendos kualifikimin! Të gjithë në Shkup në përkrahje sportive të Kosovës”, shkruan Belegu në Facebook. /Express/