Liverpool ka hyrë në garë me Interin, Manchester Unitedin dhe PSG-në për James Rodriguez.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të transferojnë mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.
Sipas Don Balon, Liverpool tashmë ka bërë gati edhe 60 milionë euro për kolumbianin.
James ka dështuar të tregojë aftësitë e tij në Madrid dhe është gati që gjatë kësaj vere të largohet pas tre viteve në Santiago Bernabeu.
Përveç Liverpoolit, për James interesohen edhe Inter, Manchester United dhe PSG. /Express/