Inter e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.
Një ditë më parë Juventus kishte kërkuar mesfushorin gjerman Toni Kroos, ndërsa tashmë në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Inter.
Sipas Mediaset, Inter e sheh mesfushorin e Real Madridit si lider të projektit të tyre.
Kroos është edhe dëshira kryesore e trajnerit Lucano Spalletti, i cili ka kërkuar me çdo kusht transferimin e tij.
Përveç Inter dhe Juventus, për Kroos po interesohet edhe Manchester Unitedi. /Express/