Barcelona duket se përfundimisht ka hequr dorë nga Marco Verratti.
Barcelona që një kohë të gjatë është duke u interesuar për mesfushorin italian të PSG-së, Marco Verratti.
Por, duket se katalaunasit janë dorëzuar në garë për shërbimet e tij, sepse skuadra franceze nuk dëshiron ta shes.
Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori Sportiv i Barcelonës, Roberto Fernandez.
“Verratti ka kontratë me PSG-së, kështu që kam shumë pak për të folur për të”, tha Fernandez për mediat katalunase.
Verratti është zgjedhja e parë për mesfushë, por alternativa tjera janë edhe Paulinho dhe Ander Herrera. /Express/