Sport

​Barcelona bën transferimin e madh të verës (Foto)

Hector Bellerin gjatë kësaj vere do të transferohet nga Arsenal në Barcelonë.

Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin tashmë ka kontratë me Barcelonën, të cilën e nënshkroi këtë të martë, pas takimit me Drejtorin Sportiv, Robert Fernandez, shkruan RAC1.

Lojtari ka kontratë afatgjate, por ai pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Mungesa në Ligën e Kampionëve ka bërë që Bellerin të kërkojë largimin nga Emirates, pavarësisht se nuk ka shumë që vazhdoi kontratën deri në vitin 2022.

Barcelona edicionin e fundit ka pasur shumë problem me krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Aleix Vidal dhe Sergi Roberto nuk kanë përmbushur pritshmeritë. /Express/

the authorE B