Sport

​Allegri tregon arsyen pse la jashtë Higuainin ndaj Torinos

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain në ndeshjen ndaj Torinos për herë të parë këtë sezon nuk luajti nga fillimi në Serie A

Gonzalo Higuain këtë sezon në 6 ndeshje në Serie A ka shënuar vetëm dy gola, shumë më pak se sa në sezonet e fundit.

Mungesa e golave ishte menduar se ishte arsyeja pse ai nuk luajti nga fillimi kundër Torinos, por trajneri Massimiliano Allegri ka një shpjegim tjetër.

Allegri tha se ky ishte një vendim teknik i tij, pasi Higuan ka nevojë për pushim.

“Higuain ishte në bankë për shkak se ka shumë ndeshje dhe unë preferova që ai të pushonte”, tha fillimisht Allegri për Mediaset Premium.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai tashmë ka shënuar dy gola në kampionat dhe do të shënojë edhe shumë të tjerë”.

Edhe pa Higuain skuadra e Juventusit e fitoi derbin ndaj Torinos me rezultat të thellë 4:0. /Express/

the authorE B