Tech

​16 vjeçar por ndërton robot e transformatorë të ndryshëm

etëm 16 vjeçar por ka arritur të krijojë robotë, dronë, e transformatorë të ndryshëm, e të gjitha këto vetëm nga materiale të reciklueshme. Është ky Gëzim Morina nga Komuna e Kamenicës.

Gëzimi vijon mësimet në klasën e 11 në shkollën profesionale “Andrea Durrsaku”, në Kamenicë, në drejtimin e elektroenergjetikës, drejtim ky të cilin e ka zgjedhur pasi që ka njohuri për elektronikën.Me ndërtimin robotëve, dronëve, e transformatorë të ndryshëm ka filluar tri vite më parë. Ai për KosovaPress bëri të ditur se të gjitha këto i bënë me letër, pasi që nuk ka mjete të mira me të cilat mund të punojë.

“Kam filluar para tre vitesh me sene shumë të thjeshta por më kanë inspiruar shumë senet edhe kam vazhduar më tutje me krijua inovacione të reja. Me letër më shumë se është më lehtë mi pre për shkak se nuk kam mjete shumë të mira, se u kanë më mirë me i ba me hekur ose me dru që me dalë punimi më i mirë”, tha ai.

Për ndërtimin e një roboti, Gëzimit i janë dashur vetëm tre ditë punë. Ndërsa pjesët për ndërtimin e robotëve i merr nëpër deponi.Të gjitha këto, Gëzimi i bënë për qejf të tij, e jo që i ka pasur obligim për shkollë. Ai vitin e kaluar ka marrë pjesë në panairin në Kamenicë që është mbajtur për të prezantuar prodhimet vendore.

Ndërsa, për KosovaPress, tha se deri më tani nuk ka marrë ndonjë ndihmë nga Komuna e Kamenicës për veprimtarinë të cilën e bënë.Nxënësi Gëzim Morina, të gjithë aktivitetin e tij e ushtron në një dhomë shumë të vogël e cila mezi i zë të gjitha krijimet e tij./KosovaPress/

the authorE B