Mediat koreane e kanë zbuluar kohën e lansimit të Samsung Galaxy Note 8. Burime të afërta me kompaninë kanë njoftuar se në muajin gusht pritet lansimi i Galaxy Note 8.
Madje përmendet data 23 gusht si data e lansimit të Note 8. Jo zyrtarisht mësohet se Samsung Galaxy Note 8 pritet që t’i marrë iPhonit “tingullin” e punës.
Kjo do të thotë se në momentin e hapjes dhe gjatë punës Note 8 pritet të ketë zhurmën e njëjtë të cilën e bën iPhoni./Indeksonline/





















