Aktuale

Zyrtarja e BE-së pohon dilemat për arrestimet e gylenistëve

Zyrtarja e BE’së Angelina Eichhorst, drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë  e cila ka qëndruar në Prishtinë dy ditë më parë, ka kritikuar autoritetet për ekstradimin e jashtëligjshëm të shtetasve turq.

Eichhorst ka thënë se ka ngritur shumë pikëpyetje në Bruksel.

Sa i përket arrestimit dhe dëbimit të paradokohshëm të gjashtë shtetasve turq me qëndrim të ligjshëm në Kosovë dhe hetimit pasues të iniciuar nga Kryeministri Haradinaj, Eichhorst tha se ky ekstradim ngriti shumë pyetje në Bruksel mbi procesin e duhur, transparencën dhe drejtësinë.

“Në përputhje me vendosmërinë e Kosovës për të punuar së bashku për një të ardhme të lirë dhe demokratike, siç përcaktohet edhe në MSA, të gjitha veprimet e institucioneve janë të kushtëzuara nga respektimi i plotë i sundimit të ligjit dhe promovimi universal i respektimit dhe ndjekjes së rregullave dhe normave ndërkombëtare edhe kur është fjala për ekstradimin” thuhet në njoftimin e zyrës së saj.

Të enjten që shkoi shërbimi sekret turk në bashkëpunim me AKI’në ka arrestuar 6 gylenistë të cilët më pas janë dërguar në Turqi. Erdogan ka falënderuar Thacin për operacionin ndërsa ka adresuar kritika të ashpëra ndaj kryeministrit i cili shkarkoi Ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI’s duke thënë se 6 shtetasit turq janë vjedhur nga Kosova.

 

the authorE B