Zyrtari kroat, Stephen Sučić i cili ka kryesuar Kroacinë në konferencën për të zhdukurit ka lëshuar një varg akuzash në drejtim të Serbisë.
Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviq ka lëshuar konferencën e mbajtur në Zagrev për të zhdukurit, pasi zyrtari kroat, Sučić ka shqiptuar një varg fyerjesh në kurriz të Serbisë dhe ish-Ushtrisë Jugosllave duke thënë se çdo e keqe në rajon vjen nga Beogradi.
Konferenca mbi “procesin e zhvarrosjes dhe identifikimit të eshtrave të personave të zhdukur nga territori kroat” u bë me qëllim të përshpejtimit të procesit të kërkimit të personave të zhdukur.
Sučić ndër të tjerash ka thënë se në Kroaci është bërë agresion serb dhe se më pas ish-Ushtria Jugosllave ka pushtuar territorin kroat dhe ka kryer krime tejet të rënda,transmeton Indeksonline.
Momenti kur Odaloviq ka lënë konferencën ishte kur Sučić ka thënë se e gjithë e keqja e rajonit vije nga Beogradi.
Zyrtari serb u shpreh se nuk lejon që shteti serb të fyhet në këtë mënyra duke braktisur kështu konferencën./Indeksonline/