Sport

Zyrtari i Qeverisë bombardon yjet e Zvicrës (Foto)

Ramiz Shala, Zyrtar Ligjor për sporte në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka kritikuar ashpër yjet e Zvicrës, në veçanti Granit Xhakën.

Granit Xhaka është duke u kritikuar në vazhdimësi pas lajmit se nuk ka mundësi që të luajë për Kosovën. Ai këtë e tha gjatë ditës së djeshme në një letër të hapur ku sipas tij, FIFA u kishte thënë se çdo lojtarë që luan në Euro 2016, nuk ka të drejtë që të luajë për një tjetër Kombëtare – arsyetim ky që u hodh poshtë menjëherë nga FFK’ja.

Vendimi i Granit Xhakës duket se ka irrituar edhe Zyrtarin Ligjor për sporte në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ramiz Shalën.

Ai në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas vendimit të Granit Xhakës duke shkruar: “Granit Xhaka LEJ PALLAVRAT. E drejta themelore e njeriut është e garantuar me kartën e madhe te drejtave themelore te njeriut dhe nuk ka justifikim tjetër përveç se nuk ke dashtë Granit”.

Për më shumë shikoni më poshtë dy postimet e bëra në Facebook nga Zyrtari Ligjor për sporte, Ramiz Shala. /Express/