Sport

Zyrtare: Zuniga transferohet në Premierligë (Foto)

Juan Camilo Zuniga është huazuar te Watford nga Napoli

Skuadra nga Premierliga, Watford, e ka transferuar Juan Camilo Zuniga, në formë huazimi, nga Napoli.

Watfordi e ka opsionin që ta blejë Zunigan përfundimisht në fund të sezonit, përcjell Express.

Zuniga do të ribashkohet me trajnerin Walter Mazzarri, me të cilin i ka luajtur në Napoli për katër vjet.