Borussia Dortmundi e ka kompletuar huazimin e adoleshentit të talentuar të Real Madridit, Reinier Jesus, pas një marrëveshje dyvjeçare më gjigantin spanjoll.
Mesfushori brazilian u ble nga Real Madridit për 30 milionë euro në Flamengo në muajin janar por futbollin evropian do ta shijoj së pari në Bundesligë në fanellën e Dortmundit, transmeton Gazeta Express.
Duke u huazuar në Dortmund për dy sezone, Reinier po i ndjek hapat e Achraf Hakimi, i cili i kaloi dy sezonet e fundit në Signal Iduna Park para se të blihej nga Interi këtë verë.
Renieri i zhvilloi vetëm tri ndeshje për Real Castilla, që udhëhiqet nga ikona e klubit Raul Gonzalez, në sezonin 2019/20, për shkak të pandemisë koronavirus. /Gazeta Express/
BEM-VINDO REINIER 🇧🇷🤙 pic.twitter.com/CMbUuGdw7m
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) August 19, 2020