Nelson Semedo i është bashkuar klubit të Premierligës, Wolves, nga Barcelona për një shumë të lartë prej 40 milionë euro, përfshirë bonuset.
Barcelona njoftoi të mërkurën në mëngjes se ka arritur marrëveshje me Wolves për shitjen e Semedos, raporton Gazeta Express.
“Barcelona dhe Wolves kanë arritur marrëveshje për transferimin e Nelson Semedos. Barcelona dëshiron që publikisht t’i shprehë mirënjohje Nelson semedos për përkushtimin dhe dëshiron t’ia urojë të gjitha të mirat për të ardhmen”, thuhet në një njoftim të Barçës.
❗ Agreement with @Wolves for the transfer of @_nelsonsemedo_
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 23, 2020
Klubi anglez do t’ia paguajë Barçës 30 milionë euro të gatshme dhe 10 milionë euro të tjera bonuse.
Mbrojtësi i djathtë portugez largohet nga Barcelona pas tri sezoneve dhe 122 paraqitjeve për katalonasit.
Ai i ishte bashkuar Barcelonës nga Benfica në verën e vitit 2017 dhe i ka shënuar vetëm dy gola për të në 122 paraqitje.
Te Wolves ai shkon si zëvendësues i Matt Doherty, i cili iu bashkua Tottenhamit ditë më parë. /Gazeta Express/
Last night at Molineux…
✍️🎥 pic.twitter.com/Iudr99aLXd
— Wolves (@Wolves) September 23, 2020