Albert Bunjaki mund të shkarkohet nga posti i selektorit të Kosovës.
FFK ka njoftuar se sot kryetari Fadil Vokrri do të qartësojë situatën e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës.
“Sot në orën 15:00 në selinë e FFK-së, presidenti Fadil Vokrri, do të mbajë konferencë për media në lidhje me çështjen e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.