Sport

Zyrtare: Vojvoda transferohet tek gjiganti belg

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda, ka bërë hapin drejt një aventure të re në karrierën e tij.

Vojvoda, i cili mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, ka ndarë rrugët me skuadrën e Mouscron, për të vazhduar një aventurë të re, por përsëri brenda ligës së Belgjikës.

Është skuadra e Standard Liege ajo që ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar. Vojvoda do të jetë pjesë e Standard për katër vite, të paktën sipas kontratës, përcjell lajmi.net.

Mergim Vojvoda do ta bartë numrin 27 në fanellën e tij me skuadrën e re. /Lajmi.net/