Frederic Veseli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, e ka vazhduar kontratën me Empolin
Skuadra e Empolit, e cila në sezonin e ri do të garon në Serie B, ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me mbrojtësin e Kombëtares, Frederic Vselin, përcjell Express.
“Empoli FC është i lumtur të njoftojë që është arritur një akord për zgjatjen e kontratës me Frederik Veselin deri më 30 qershor 2021”, ishte njoftimi i klubit italian që i dha fund çdo diskutimi sa i përket të ardhmes së futbollistit.
Veseli, i cili aktualisht është zëvendës kapiten i skuadrës, te Empoli ishte transferuar vitin e kaluar. Ai mëherët ka qenë pjesë e Luganos, Manchester Unitedit, dhe Cityt. /Express/