Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar se ndeshjet e fundjavës në Serie A nuk do të pezullohen pas incidentit që ndodhi gjatë ndeshjes Inter – Napoli.
Mediet në Itali kanë raportuar se një tifoz i Interit ka gjetur vdekjen si pasojë e një përleshje mes tifozëve të Interit dhe Napolit, jashtë ‘San Siro’.
Gjërat u komplikuan edhe më shumë në stadium, ku tifozët vendas ofenduan në kore raciste mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Gjatë ditës ka pasur lajme se ndeshjet e fundjavës së Serie A mund të pezullohen, por Gabriele Gravina ka thënë për Sky Sport Italia se ndeshjet do të luhen siç kanë qenë të planifikuara.
“Futboll do të ketë të shtunën”, ka deklaruar presidenti i FIGC, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ndeshjet do të luhen siç janë planifikuar. Liga nuk do të ndalet”./Lajmi.net/