Kushtrim Lushtaku është lojtar i Trepçën ‘89
Pas transferimeve të vëllezërve Ardian dhe Arbnor Muja si dy të huajve, nigeriani, Odi Henry Chibueze e ganezi Asare Richard, kampioni i Kosovës ka transferuar një tjetër lojtar.
Fjala është për Kushtrim Lushtaku, i cili luante në Shqipëri te Kukësi.
Pas një sezoni ku nuk pati minutazhë të mjaftueshme të Kukësi, Lushtaku ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar, përcjell Express.